Arrestimi në Kukës, Fjolla Morina akuza Fisnik Sylës: Arma ishte e tij, m’u lut të merrja fajin…

Showbiz

Arrestimi në Kukës, Fjolla Morina akuza Fisnik Sylës: Arma ishte

Fjolla Morina ka qenë e ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top Neës me gazetarin Milaim Zeka.

Ajo ka sqaruar të vërtetën rreth arrestimit dhe burgut që bëri, pasi u kap me një armë në makinë në qytetin e Kuksit. Këngëtarja shprehet se arma nuk ka qenë e saj, madje as nuk e ka prekur dhe nuk e ka parë, por ka qenë e ish-burrit të saj Fisnik Syla i cili iu lut që ta merrte ajo fajin përsipër që mos i digjeshin letrat e Belgjikës.

Fjolla Morina: Unë atë natë jam nisur me atë (Fisnik Sylën) për të xhirua në Shqipëri. Arma ka qenë e tij, e ka futur në çantë tek unë dhe më ka thënë mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin.

Unë e mora përsipër, por në fakt nuk ishte e mija, kam dhe dëshmi të tij që ka qenë e tij dhe është edhe personi i tretë që ka qenë me neve, edhe ai mund të vijë të dëshmojë që arma ka qenë e tij. Unë kam bërë burg dy muaj për një barë që i përket atij, prej mashtrimeve të tij.

Milaim Zeka: Prokurorët dhe hetuesit e policisë në Kukës nuk i ka interesuar fare marrja e shenjave të gishtave që kanë qenë në revolen e Sylës apo jo?

Fjolla Morina: Jo nuk kanë marrë shenjat e gishtave sepse shenjat e mia të gishtave nuk kanë qenë aty, nuk e kam prekur fare armën me dorë dhe nuk kam pasur kurrë probleme në jetë me shtetin shqiptar. Ishte hera e parë që përballesha me këto, por që ka ngel e imja dhe unë akoma po pres Apelin dhe i bëj thirrje shtetit shqiptar që sa më shumë të këqyrë rreth kësaj sepse unë të lë një vajzë rrugëve, një fëmijë 8 vjet për Fisnik Sylën, të bëj burg për të është shumë e rëndë.

Milaim Zeka: Sa vite ju ka dënuar Gjykata e Shkallës së parë?

Fjolla Morina: Më ka dënuar 6 vite, nuk mund të dal askund. Apeli nuk është e formës së prerë, unë po pres prej Apelit për të më bërë një thirrje për të thënë që arma nuk ishte e imja, kam rënë pre e mashtrimeve të tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion