Ishte live në Instagram, reperi amerikan qëllon gabimisht veten me armë në kokë dhe vdes

Bota

Ishte live në Instagram, reperi amerikan qëllon gabimisht veten me

Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane.

Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar një postim në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon.

Papritur dëgjohet një e shtënë, i dridhen flokët dhe kamera i largohet nga duart teksa video përfundon. Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një “plagë aksidentale me armë zjarri”. Policia nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, një ditë pas vdekjes së Rylo Huncho, një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për të ofruar mbështetje për familjen e tij. Deri më tani ai ka marrë tashmë 85 donacione që arrijnë në më shumë se 2,500 dollarë, nga objektivi prej 15,000 dollarësh i vendosur nga familja e tij.

Një kushëri i tij, i cili krijoi faqen, tha se vdekja e tij u cilësua si një aksident dhe familja ende po përpiqet të kuptojë rrethanat që çuan në incident.

Rylo Huncho, siç ishte emri i tij artistik, ishte një rap artist i ri premtues nga shteti i Virxhinias, i cili kishte mbi 25,000 ndjekës në Instagram.

ME TE LEXUARAT