Arbër Hajdari për banorin e Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, më shau pastaj më përqafoi!

Showbiz

Arbër Hajdari për banorin e Big Brother: Ka dyfytyrësha plot,

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

Mes tjerash, ai thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur.

Nuk është etike t’i përmendi, Big Brother ka mbaruar.

E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjerash.

 

ME TE LEXUARAT