Çanta “Luis Vuitton” që Icardi i bëri të dashurës tërbon Wanda Narën: Harrove ditëlindjen e vajzës.....

Showbiz

Çanta “Luis Vuitton” që Icardi i bëri të

Seriali “Wanda Nara-Mauro Icardi” vazhdon të pushtojë mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Çifti argjentinas, i cili ka dy vajza që jetojnë në Argjentinë me Wanda Narën, tani kanë ndjekur rrugë të ndara, por vazhdojnë të ‘qëllojnë shigjeta’ ndaj njëra-tjetrës.

Futbollisti argjentinas jeton në Stamboll pasi luan për Galatasarayn dhe është me dashurinë e re të jetës së tij, Chyna Suarez.

Wanda Nara duket se e urren të dashurën e re të Mauros, dhe e tregon këtë në çdo rast. Icardi i bëri së fundmi Chynës një dhuratë të shtrenjtë, që solli reagimin e modeles dhe bukuroshes së spektakleve.

Futbollisti i dhuroi asaj një çantë rozë “Louis Vuitton” për koleksion, së bashku me një shënim të shkruar me dorë:

“Përmbushja e dëshirës tënde për të pasur këtë çantë të vogël rozë më bën shumë të lumtur, sepse dhurata ime më e mirë është të të shoh të buzëqeshësh dhe të të kem pranë meje. Të dua”.

Çanta “Luis Vuitton” që Icardi i bëri të

Chyna Suarez postoi dhuratën në rrjetet sociale dhe shkaktoi zemërimin e Wanda Nara-s pasi lojtari duket se e kishte harruar ditëlindjen e vajzës së tyre!

“Je me dikë që, për fat të keq, nuk të ndihmon të bëhesh një person më i mirë apo një baba më i mirë”, shkroi Nara në rrjetet sociale dhe vazhdoi: “ Nuk pate kohë as t’i dërgoje Isabellas diçka për ditëlindje, nuk ishe aty për të. Ia prishe ditën Isabellas duke i thënë në telefon se ishe me dikë në Itali”.

Ish-çifti ka dy vajza, Francesca dhe Isabella. Vihet re se Wanda Nara ka një koleksion të madh çantash dhe “Louis Vuitton” është marka e saj e preferuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion