Aktorja flet për marrëdhënien me partnerin: S’e dija që ishim në një lagje

Showbiz

Aktorja flet për marrëdhënien me partnerin: S’e dija

Aktorja Eliona Pitarka e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” si rrallë herë ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Desin me të cilin kanë dy vajza, Galën dhe Sansën.

Ka qenë motra e saj që i ka njohur, pasi punonin në të njëjtin vend.

“Kisha disa vite në televizion, ishte motra ime, partnerin e jetës e njoha falë saj, ata kanë punuar bashkë, edhe pse vajzë nga ekrani gjithmonë kam qenë ajo vajza që nuk krijuar asnjëherë shoqëri të ngushtë, gjithmonë me shoqërinë e motrës, ajo dilte me shoqet dhe shokët e tij, njihem dhe takohem me Desin, ka qenë shumë graduale dhe kështu askujt nuk i besohej se mes nesh do të niste diçka.

Kemi nisur si shokë, si miq, derisa nisëm të flisnim në rrjete sociale, nuk e kam kuptuar as si dhamë puthjen e parë. Nuk e dija që jetonim në të njëjtën lagje. Takimet e para ishin në lokalet e lagjes, motra ime ende nuk e dinte, doja të isha më e sigurt, ka qenë në një lokal të lagjes sonë, është e çuditshme se si startoi ajo”, tha Eliona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion