Telashe për këngëtaren e njohur, i përhapin në rrjetet sociale fotot të rreme pornografike

Showbiz

Telashe për këngëtaren e njohur, i përhapin në rrjetet

Imazhe pornografike, të rreme, të manipuluara në mënyrë dixhitale, të këngëtares se famshme Taylor Swift po qarkullojnë në internet, duke e bërë këngëtaren, viktimën më të famshme të një problematike, që platformat e teknologjisë si dhe grupet kundër abuzimit, po luftojnë për ta ndrequr.

Imazhet e këngëtares qarkulluan gjerësisht këtë javë në platformën e mediave sociale X.

Fansat e saj të zjarrtë të njohur si “Swifties”, u mobilizuan me shpejtësi. Ata nisën një kundërofensivë në platformën e njohur më parë si Twitter me hashtagun #ProtectTaylorSwift, (#mbroniTaylorSwift-in), duke e mbushur platformën me imazhe pozitive të yllit të popit. Disa thanë se po denonconin llogaritë që shpërndanin imazhe të rreme të këngetares.

Disa foto qarkulluan gjithashtu në Facebook në pronësi të Meta-s si dhe platforma të tjera të mediave sociale.

“Fatkeqësisht, ato u përhapën në miliona e miliona përdorues përpara se të hiqeshin”, tha Mason Allen, kreu i grupi të zbulimit të falsifikimeve të kësaj natyre në median sociale “Reality Defender”.

Sipas ekspertëve disa dhjetra imazhe unike ishin krijuar me inteligjencë artificiale.

Studiuesit kanë thënë se numri i atyre që njihen si “deepfakes” është rritur në vitet e fundit, për shkak të një qasje më të madhe të publikut tek teknologjia e përdorur për të prodhuar imazhe të tilla dhe lehtësisë në përdorimin e saj.

ME TE LEXUARAT