Aktorja e famshme reagon ashpër ndaj personave që refuzojnë vaksinën: Turp...
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 21:51
Showbiz

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston ka treguar se nuk preferon të rrijë në prezencën e personave që s'e kanë marrë vaksinën.
Ajo ka deklaron se ka hequr dorë nga thirrja që ju bënte njerëzve për të marrë vaksinën.
“Ka shumë njerëz që janë kundër marrjes së vaksinës ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë, pas gjithë asaj që kemi kaluar. Kemi humbur njerëzit vetëm se nuk kanë bërë vaksinat dhe kjo është një fatkeqësi.
Mendoj se të gjithë e kemi detyrim moral të tregojmë nëse jemi vaksinuar apo jo. Ata që nuk janë vaksinuar të bëjnë teste çdo ditë”,- deklaroi aktorja.


