"Ai e dëshironte një fëmijë të tretë..."/ Michelle Obama flet "pa dorashka: Ja pse nuk e doja një djalë nga Obama

Showbiz

"Ai e dëshironte një fëmijë të

Michelle Obama ka deklaruar me humor dhe sinqeritet se është shumë e lumtur që është “nënë vajzash”.

“Në fakt, jam shumë e lumtur që nuk pata një djalë,” tha ish-Zonja e Parë gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj “IMO”, të cilin e drejton së bashku me vëllain e saj Craig Robinson.

Në bisedë ishte e ftuar moderatorja e njohur Angie Martinez, e cila u shpreh se Michelle “duhej të kishte bërë edhe një djalë”, duke iu referuar familjes së saj me ish-presidentin Barack Obama dhe vajzat Malia (26) dhe Sasha (24). Por Michelle nuk ishte dakord.

“Do të kishte dalë një Barack tjetër,” u shpreh ajo me një buzëqeshje.

“Një Barack i vogël do të ishte i mrekullueshëm,” nguli këmbë Martinez.

“Jo, unë do ta kisha dëshiruar,” u përgjigj Michelle.

Megjithëse Michelle është e lumtur me dy vajzat e saj, Barack dikur dëshironte një fëmijë të tretë. Në një intervistë për podcast-in “Not Gonna Lie” të Kylie Kelce në muajin mars, Michelle kujtoi:

“Barack tha, ‘Duhet të kemi edhe një tjetër,’ dhe unë i thashë, ‘Dëgjo pak…’”.

“Mendova, ‘Derisa tani kemi qenë me fat me këto dyja. Të tretën do e kemi komplet të çmendur!’” – shtoi ajo me humor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion