“Ça biznesesh ke, mund të jem konsumator...”/ Rogerti debaton me Luizin: Je si majmun...

Showbiz

“Ça biznesesh ke, mund të jem konsumator...”/ Rogerti

Rogerti është zgjuar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duke sulmuar Luizin. Teksa ai ndodhej në dush, banori i shkon afër dhe nis me ofendimet ndaj tij.

Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t iu drejtua duke i thënë se do të pendohet se ka hyrë në BBV dhe se e ka lojën e rëndë.

“A di kush je, je si majmun që je kthyer në njeri. Do Zoti që ajo mbretëresha që të mban ty, që Zoti e rujt, të bën dhe më rob”, i thoshte Rogerti.

Më pas kur Luizi po hekuroste një bluzë të tij, Rogerti shkon sërish pranë tij dhe i drejtohet me fjalët”.

“Çfarë biznesesh ke? Ça biznesesh, se ndoshta mund të jem konsumator, nuk i dihet. Na trego ndonjë biznes. Përveç faktit që ditë dhe natë nuk zbaton kontrata, ça biznesi tjetër ke. Edhe ti e di pse. Po si ka mundësi që 3 vjet e gjysmë nuk ke bërë hajër hala për shpirtin tënd, se hajt mirë për materiale ti e ke shitur veten për te djalli. Vendos kryqin për me të falë Zoti, po është marre për ty. Se nuk je as besimtar si duhet me qenë. Du me dit bamirësitë e tua që ke bërë, o biond”.

Në këto momente Luizi vendosi që të mos i përgjigjej, duke e injoruar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion