Atentat ndaj Drake? Sulmohet me armë rezidenca e reperit, plagoset rëndë roja e sigurisë

Showbiz

Atentat ndaj Drake? Sulmohet me armë rezidenca e reperit, plagoset

Policia po heton për një të shtënë me armë në rezidencën e reperit kanadez Drake në Toronto.

Një roje sigurie, i cili kishte qëndruar jashtë portave të pronës, u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas sulmit.

Të shtënat ndodhën herët në mëngjesin e së martës, pranë Bayvieë Avenue dhe Laërence Avenue në lagjen e pasur Bridle Path. Sipas njoftimit të policisë një i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Drake i cili është fituesi pesë herë i çmimit Grammy, i lindur në Toronto nuk është lënduar nga ky sulm. Madje policia nuk e ka konfirmuar ende nëse Drake ishte në shtëpinë e tij në kohën e incidentit.

Sipas mediave kanadeze, roja e sigurisë mori një plagë me armë zjarri në gjoks dhe kur oficerët mbërritën në vendngjarje, e gjetën atë pa ndjenja, ku u dërgua menjëherë në spital.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion