Policia e Shkodrës nuk e shoqëron, Erdgys Arrazi nuk merr pjesë në varrimin e dy fëmijëve

Aktualitet

Policia e Shkodrës nuk e shoqëron, Erdgys Arrazi nuk merr pjesë

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

Pavarësisht se iu dha leje nga ana e Drejtorisë së Burgjeve, Erdgysi nuk do të jet1% i pranishëm në varrim për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion