Në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Në kërkim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në Tiranë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Për këtë shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim,

Operacioni i koduar “Sundimi i ligjit” u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

"Njoftimi: 

Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Kombinat, u kap shtetasi Xh. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion