Shkodër, kthyen apartamentin në bazë prostit'ucioni dhe dr'oge, pranga dy personave

Aktualitet

Shkodër, kthyen apartamentin në bazë prostit'ucioni dhe
Një shtetase braziliane dhe një 40-vjeçar janë arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Rent home 10”, pas dyshimeve se një apartament i marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia” ishte vënë në dispozicion të veprimtarive kriminale.

Në pranga ka rënë shtetasja braziliane 29 vjeçe, e cila dyshohet se kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur atë për ushtrimin e prostitucionit dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes në ambient, efektivët kanë arrestuar edhe shtetasin 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka përfituar nga këto veprimtari.

Gjithashtu policia sekuestroi sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Operacioni u finalizua pas disa ditësh hetimesh nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal që zhvillohej në apartament.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion