Rritja e çmimit të naftës, 500 kamionë protestojnë nëpër rrugët e vendit

Bota

640-0-1790351263xmaketa-fortiga-portogalia-126-6ab6f7371e58e.webp
Rritja e çmimeve të karburantit ka nxitur protesta në Portugali, ku rreth 500 kamionë kanë dalë në rrugë në veri të vendit, ndërsa në Lisbonë shoferët kanë protestuar me boritë e automjeteve. Marshimi nisi në orët e para të mëngjesit në një zonë industriale në periferi të Portos.

Kamionët e kompanive të ndërtimit që nuk përfitojnë nga subvencionet e qeverisë për sektorin e transportit, u nisën drejt Coimbrës.

Konvoji ka përshkuar autostradën që lidh veriun me jugun e Portugalisë dhe pritet të përshkojë rreth 140 kilometra. Në nisje, kamionët kanë lëvizur me shpejtësi të reduktuar në korsinë e djathtë, pa bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve të tjera.

Mediat shkruajnë se protestuesit kërkojnë uljen e taksave mbi karburantet, si dhe pezullimin e disa tarifave dhe masave të punës në distancë. Ata shprehen se rritja e vazhdueshme e kostove po e vështirëson ndjeshëm aktivitetin e tyre.

Në Lisbonë, drejtuesit e mjeteve kanë organizuar një protestë me përdorimin e borive në një nga urat mbi lumin Tagus, duke kundërshtuar çmimet e larta të karburanteve.

Çmimet e karburanteve në Portugali kanë arritur nivele rekord gjatë kësaj jave. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Energjisë, çmimi mesatar i naftës ka kaluar 2.22 euro për litër, ndërsa benzina ka arritur në rreth 2.11 euro për litër.

Përballë situatës, qeveria portugeze ka marrë disa masa për të kufizuar ndikimin e rritjes së çmimeve. Që prej marsit janë ulur taksat mbi karburantet, ndërsa janë parashikuar edhe mekanizma për ndërhyrje në rast të krizave energjetike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion