Rritet numri i aksidenteve rrugore, vetëm në shtator ndodhën 107 aksidente
Lajmifundit
/
27 October 2026, 15:50
Aktualitet

Aksidentet rrugore në Shqipëri janë rritur me 6% gjatë periudhës janar – shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave në nëntë muajt e parë të vitit janë regjistruar 1,090 aksidente.
Vetëm në shtator ndodhën 107 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 130 persona kanë humbur jetën ose kanë mbetur të plagosur.
Grupmosha deri në 24 vjeç paraqet numrin më të lartë të tragjedive rrugore, duke përbërë 27,1 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.


