Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur

Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen

Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen e së enjtes në Bosnjë-Hercegovinë, në zonën e Brçkos. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Sipas kryetarit të qytetit të Brçkos, Siniša Milić, bilanci paraprak i aksidentit është tre viktima dhe 12 të plagosur. Komanda e EUFOR-it ka konfirmuar se disa pjesëtarë të misionit kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Identiteti i personave të përfshirë dhe rrethanat e sakta të rrëzimit pritet të bëhen të ditura pas verifikimeve zyrtare.

Ministria italiane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë, por për momentin nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e personelit në bord.

Ndërkohë, EUFOR ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos, në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani kanë shprehur ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre dhe personelin e forcave të armatosura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion