Zegjine Çaushi pas rrëmujës në Kuvend: Salla nuk është skenë spektaklesh me tymuese, Shqipëria drejt BE-së

Politikë

Zegjine Çaushi pas rrëmujës në Kuvend: Salla nuk

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për trazirat e kësaj të enjte në seancën plenare, duke theksuar se Parlamenti duhet të jetë hapësirë e debatit dhe e vendimmarrjes në interes të qytetarëve.

Çaushi në reagimin e saj i drejtohet Sali Berishës, duke deklaruar se veprime të tilla nuk mund ta ndalin rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. 

“Kuvendi nuk është skenë për spektakle me tymuese, por vendi ku mbrohen interesat e qytetarëve përmes ideve, debatit dhe vendimeve në shërbim të tyre”, shprehet deputetja socialiste.

Çaushi thekson se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kërkon punë, reforma dhe vendosmëri. “Shqipëria ecën përpara me punë, reforma dhe vendosmëri drejt Europës!”, përfundon reagimin e saj deputetja e PS-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion