Rregulla të reja për kriptot/ Qeveria miraton projektligjin, synohet më shumë mbrojtje për investitorët

Aktualitet

Rregulla të reja për kriptot/ Qeveria miraton projektligjin, synohet

Projektligji synon të krijojë një kuadër të plotë ligjor për tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve që lidhen me kripto-asetet në Shqipëri, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Projektligji përafron legjislacionin shqiptar me Rregulloren e BE-së 2023/1114, e njohur si MiCA. Ai parashikon rregulla për emetimin e kripto-aseteve, funksionimin e platformave të tregtimit, ruajtjen dhe këmbimin e tyre, si dhe për shërbime të tjera që lidhen me këtë treg.

Një nga qëllimet kryesore është mbrojtja e investitorëve dhe rritja e transparencës. Projektligji përcakton kërkesa për kapitalin, qeverisjen e kompanive, menaxhimin e konflikteve të interesit, sigurinë kibernetike dhe masat kundër abuzimit me tregun dhe pastrimit të parave.

Me këtë kuadër të ri synohet që aktiviteti i operatorëve të kripto-aseteve në Shqipëri të zhvillohet mbi rregulla më të qarta dhe të harmonizuara me standardet evropiane.

Projektligji parashikon gjithashtu trajtim të ndryshëm për llojet e kripto-aseteve, në varësi të karakteristikave dhe rreziqeve të tyre./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion