Protesta e studentëve në Tiranë, reagon OSBE: Mbështesim thirrjen për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestat e studentëve që po zhvillohen në Tiranë, duke iu bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për qetësi dhe dialog.
Në një mesazh të publikuar, OSBE shprehet e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse i kërkohet një gjë e tillë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.
Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.



