Aksidenti tra'gjik në Tiranë-Rinas/ Polici i ‘Shqiponjave’ arrestohet pas vdekjes së 66-vjeçarit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të Policisë, pjesë e Forcave ‘Shqiponja’ në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas.
Sipas njoftimit të AMP-së, aksidenti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 00:45, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Automjeti që drejtohej nga efektivi i policisë, me inicialet I.T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi S.M., 66 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas ngjarjes, punonjësit të Policisë i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ, me vlerën 0.0 mg/l.
Në vijim të veprimeve procedurale, efektivi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me pasojë vdekjen, e parashikuar nga neni 290, paragrafi 3, i Kodit Penal.


