Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Politikë

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, çfarë pritet
Në një kohë kur Shqipëria po përballet prej dy javësh me protesta intensive të studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e grupit parlamentar.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në takimin me deputetët socialistë. Takimi zhvillohet në një moment tensionesh të forta politike dhe shoqërore, ndërsa protestat studentore, të nisura më 13 tetor, janë shtrirë në disa qytete të vendit, duke u shoqëruar me përplasje me policinë dhe thirrje për largimin e qeverisë.

Studentët kanë refuzuar deri tani ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se dorëheqja e tij mbetet kërkesa kryesore e protestave. Ndërkohë, ditët e fundit janë shënuar edhe lëvizje në drejtimin e institucioneve shtetërore, pas kërkesës së Ramës për dorëheqjen e një sërë drejtuesish të administratës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion