Rama kthehet sot nga SHBA-të/ Mban konferencë në Rinas, do të flasë për arrestin e Vlora Hysenit?

Politikë

rama-5.jpg

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

 Përmes një njoftimi për mediat mbrëmë u bë me dije se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë në Shqipëri.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar ora e saktë e mbërritjes së kryeministrit, pasi nisja nga aeroporti JFK i New York-ut mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

 Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës do të bëhet publik gjatë paradites së sotme.

 Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe Rama përballet me kërkesat e protestuesve për dorëheqje.

Kreu i qeverisë pritet të flasë për skandalin në SHISH, ku u arrestua drejtuesja e institucionit, Vlora Hyseni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion