Protestuesit sulmuan Gjykatën e Apelit, publikohen pamjet nga dëmet e shkaktuara
Lajmifundit
/
19 October 2026, 14:49
Aktualitet

Këto që po shikoni në video janë pamjet që Euronews ka siguruar nga brenda Gjykatës së Apelit, ku pak minuta më parë protestuesit hynë brenda saj dhe dëmtuan infrastrukturën.
Sipas pamjeve, në oborrin e jashtëm i gjithë këndi i njoftimeve është thyer, ndërsa brenda gjykatës ka xhama dhe objekte të thyera.
Pjesa që është sulmuar më së shumti është hapësira e pritjes së publikut, ku, pas thyerjes së derës, protestuesit janë futur brenda dhe, sipas pamjeve, kanë dëmtuar infrastrukturën e institucionit.
Menjëherë pas këtij akti, policia ka ndërhyrë, ndërsa ka pasur edhe shoqërime.


