Protestuesit dëmtojnë statujën e “Lahutës së Malësisë” në Lezhë

Aktualitet

Protestuesit dëmtojnë statujën e “Lahutës së
Protesta në Lezhë ka degraduar në akte vandale, ndërsa protestuesit kanë prishur statujën e “Lahutës së Malësisë” në qendër të qytetit.

Pamjet janë ndarë në Facebook nga deputeti socialist i Lezhës, Admir Kadeli. Kadeli u ka bërë apel të rinjve që të mos shkatërrojnë qytetin, ndërsa protestojnë.

Reagimi i plotë:
Po të ishte "Lahuta e Malcís” një iPhone, dyshoj shumë se do ta thyenin e do ta shkelnin me këmbë kështu!

Ju lutem, ju lutem, motra e vëllezër: 
protestoni, por mos shkatërroni!

Mos e dëmtoni qytetin tonë, qytetin tuaj! 
Është shtëpia jonë e përbashkët”, shkruan deputeti socialist, Admir Kadeli.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion