Protestë kundër Kurtit sot në Prishtinë, organizatori kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Nuk mjafton ndryshimi i ministrave

Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00, në Sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu thekson se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës.
Kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, e jo vetëm ndryshimi i ministrave.
“Albin Kurti, ditët e llogaridhënies kanë ardhur! Nesër nuk dalim për parti, por për qytetarët, për familjet tona dhe për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në mesazhin e Aliut.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubim, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Republika është e qytetarëve!”.


