Prishtina vendos tarifë për mjetet e rënda që hyjnë në zonat qëndrore të kryeqytetit

Kosovë&Rajon

-900-0-1790356350ximg-0146-812.jpeg

Komuna e Prishtinës ka vendosur tarifë për mjetet e rënda që hyjnë në kryeqytet, ndërsa e ka larguar atë për të gjitha veturat, ashtu siç ishte paraparë.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të premten Rregulloren për tarifat e mjeteve që hyjnë në zonën qendrore të kryeqytetit, duke hequr nga propozimi fillestar tarifën prej 2 eurosh për çdo veturë.

Aktivizimi i tarifës do të bëhet vetëm përmes një vendimi të Kuvendit të Kryeqytetit. Rregullorja u miratua me 35 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Sipas rregullores së miratuar, tarifa do të aplikohet vetëm për automjetet e rënda, ndërsa veturat nën 3.5 tonë nuk do të paguajnë për hyrjen në qendër.

Për mjetet me peshë nga 3.5 deri në 7.5 tonë është përcaktuar tarifë prej 5 eurosh, ndërsa për ato mbi 7.5 tonë tarifa do të jetë 10 euro.

Fillimisht ishte propozuar që çdo automjet që hyn në qendër të Prishtinës të paguante nga 2 euro. Ky propozim u kundërshtua nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas së cilës u ndryshua përmbajtja e rregullores.

Tarifat nuk do të aplikohen gjatë gjithë kohës. Ato vlejnë vetëm gjatë orëve të ditës, ndërsa gjatë natës dhe në oraret e përcaktuara me rregullore, mjetet e rënda nuk do të jenë të obliguara të paguajnë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është mënyra e aktivizimit të tarifës. Ajo nuk do të mund të hyjë në fuqi me vendim të kryetarit të Prishtinës, siç ishte paraparë fillimisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion