Zyrtarë të rinj me AI? Rama: Diella do të ketë "fëmijë", do merren me çështjet civile

Politikë

Zyrtarë të rinj me AI? Rama: Diella do të ketë

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë, ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke vënë në qendër të fjalës së tij rolin që do të ketë Inteligjenca Artificiale në reformimin e administratës dhe sistemeve publike.

Një nga risitë kryesore që paralajmëroi Rama është përdorimi i ndërmjetësimit me Inteligjencë Artificiale për çështjet civile, me synimin për të shmangur zvarritjet në gjykata dhe kostot për qytetarët.

Kryeministri foli për krijimin e zyrtarëve të rinj të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, të cilët i quajti “fëmijët e Diellës”. Sipas tij, përdorimi i teknologjisë së avancuar do të sjellë më shumë barazi, transparencë dhe efikasitet në vendimmarrje, si dhe do të eliminojë ndikimin njerëzor në vlerësimin e dokumenteve dhe ofertave në tendera.

Rama shtoi se kjo qasje do të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, përfshirë sigurinë ushqimore dhe kontrollin e produkteve.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti.

Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear.  Gjykimi mbi dokumentacioni, jo s’ma ke sjellë më vulë të freskët, jo s’ma ke sjellë në kohë.

Tek temat e referencës Diella e bënte pamundur trajtimin preferencial të dikujt përmes referencave. Ata që merren me këtë po punojnë. Të gjitha dokumentet që bëjnë kopanit dhe që mbledhin lart e poshtë për ndonjë tender janë fakte publike. Diella do i mbledhë vetë, nuk ka nevojë që njerëzit të bredhin lart e poshtë.

Temat e referencës, dokumentacioni mblidhet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe në fund është oferta që flet vetë. Askush nuk i gjykon dot më mirë se sa Inteligjenca Artificiale.

Do të duhen disa bashkëpunëtorë të Diellës, jo njerëz,që Diella do i lindë në maternitetin e Inteligjencës Artificiale. Kjo është reale dhe do të jetë reale, aq reale sa jemi ne të gjithë këtu. Për të përmirësuar në mënyrë potenciale, parametrat e sigurisë.

Për sigurinë ushqimore dhe të gjithë mallrave, ne përsëri me inteligjencën artificiale do të ndryshojmë tërësisht mënyrën se si do të jetë kontrolli. Kemi ndërtuar kompanitë, tani po ndërtojmë sistemin, e njëjta gjë për naftën e kështu me radhë”, tha kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion