Zgjedhjet në vend, votojnë ministret Anila Denaj dhe Ogerta Manastirliu

Politikë

Zgjedhjet në vend, votojnë ministret Anila Denaj dhe Ogerta

Kanë votuar edhe dy minister e qeverisë Rama, përkatësisht ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj.

Mësohet se Manastirliu, në krah të bashkëshortit, voi në qendrën e votimit në shkollën 9-vjeçare “Jeronim Derada”. Pas përfundimit të votimit, për mediat ajo tha se sot do dëgjohet zëri i qytetarëve.

 “Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të vijnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë”, tha ajo.

Denaj, njëkohësisht  kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion