Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS-së drejt fitores, lë pas me vota rivalin e "BF"

Politikë

Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS-së drejt fitores, lë pas

Vazhdon numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Në 53 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 9222 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5397 vota.

Kandidati i PS ka marrë deri më tani rreth 3825 vota më shumë se ai ai BF.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.

 

ME TE LEXUARAT