Rama shpall fitoren në Kukës: Kandidati i PS ka një avantazh të pakthyeshëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, duke thënë se kandidati i PS ka një avantazh të pakthyeshëm.
Ai u shpreh se kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i PS, Albert Halilaj kryeson me thuajse 3000 vota.
Ai shtoi se ky rezultat do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, u shpreh Rama.