Zbulohet vendimi i plotë/ SPAK: Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim për Olsi Ramën
SPAK ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Në vendim thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.
“…Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqësore për shtetasin Olsi Rama. Përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si element intelektual as edhe ai voluntiv që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale…
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 datë 15.04.2024 (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton se shtetasi Gazment Bardhi të ketë depozituar ndonjë kallëzim ndaj shtetasit Olsi Rama”, thuhet në dokumentet e mëposhtme”, thuhet në vendimin e SPAK.