Zbardhet vendimi i Gjykatës së Elbasanit për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Politikë

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Elbasanit për ish ministrin e

Është shtyrë përsëri gjyqi në Gjykatën e Elbasanit, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkon rillogaritjen e periudhës së burgut, duke marrë parasysh periudhën e provës si kohë dënimi.

Seanca është shtyrë këtë herë, pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të dosjes. Në gjyq Tahiri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati.

“Në respekt të parimit të barazisë së armëve në gjykim, në dobi të drejtësisë me dakordësinë e palëve të tjera në proces, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit dhe për këtë shkak caktoi datën 20.03.2023 ora 10:00 për seancën e radhës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre”, duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion