“Këpuca është vënë në këmbën e gabuar”/ Avokati i Thaçit: Vendimi i Speciales nuk ishte i ndershëm, larg së vërtetës

Kosovë&Rajon

“Këpuca është vënë në këmbën e

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prosper ka deklaruar se, pasi dëgjoi aktgjykimin dhe arsyetimin e gjyqtarëve, arriti në përfundimin se vendimi, sipas tij, nuk ishte i ndershëm dhe ishte larg së vërtetës.

“Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, avokati theksoi se beson në sundimin e ligjit, por sipas tij, ky parim duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme.

“Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, u shpreh ai.

Prosper kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, gjyqtarët e kanë trajtuar çështjen dhe arsyetimin e vendimit.

“Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar. Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë avokati i ekipit mbrojtës të Thaçit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion