"Veliajn e paditi një patronazhist" Lorenc Vangjeli: Po e luftojnë nga brenda PS, bashkë me PD!

Politikë

"Veliajn e paditi një patronazhist" Lorenc Vangjeli: Po e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga dyert e SPAK pas 5 orësh të kaluara në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj tha se është denoncuar me letra anonime dhe nga një person që nuk ekziston.

Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku tha se ‘denoncimi për kryebashkiakun është bërë nga një bilbil fryrës, patronazhist, i cili nuk ekziston’.

Ndër të paralajmëroi se ‘dimri dhe marsi i vitit 2025 do jetë i tmerrshëm’

“Veliaj zgjodhi një tjetër tribunë, atë të Këshillit Bashkiak. Ndoshta nuk ishte zgjidhje e mirë.

Veliaj tha një të vërtetë të madhe, që  dinë pak vetë. Duket se identifikuar listën e gjatë të armiqve të tij duke përmendur një emër të përveçëm, që nuk ekziston në regjistrin civil. Emri i tij bëhet fjalë për një bilbil fryrës, patronazhist, që ka bërë denoncimin.

Pjesa më e madhe vjen nga brenda llojit, pjesa tjetër vjen nga aleanca fluide, opozitës vetë dhe perceptimit. Veliaj e ka humbur luftën me perceptimin publik. Veliaj po jeton me këtë vit që është shënjuar në shenjën e SPAK. Besoj se do e ngacmoj kureshtjen tuaj në një pikë, kujtoj kryemjeshtrin e kësaj lëvizje.

Në tetor 2001, nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka thënë “i kam porositur të mttë, ne edhe me djalli do bëhemi kundër Ilir Metës”. Opozita e drejtuar nga Berisha u vu në mbështetje të Fatos Nanos dhe rezultoi në rrëzimin e Ilir Metës.

Opozita po bashkëpunon …është një sekret i madh publik, me segmente që e shihnin dhe e shohin Veliajn si një kundërshtar potencial në karrierën e tyre. Në këto trajektore zik-zake, Veliaj konsiderohet si kërcënim për të ardhmen e tyre. Ndryshe nga vetë Veliaj, që këtë herë besoj se do jetë segmenti i mbrojtjes së tij politike.

Kjo histori e patronazhistë do të vijojë edhe më tej. Unë mendoj që afat të fundit ndodhet do të shini marsin e vitit të ardhshëm, ju siguroj që emisioni juaj në dimrin e 2025 dhe në pranverën e tij, do jetë i tmerrshëm.”, u shpreh Vangjeli./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion