U kap me shtëpi bari në Angli, 27 vjeçari shqiptar dënohet me 3 vite burg

Aktualitet

U kap me shtëpi bari në Angli, 27 vjeçari shqiptar dënohet

Neim Hoxha, një 27 vjeçar nga Shqipëria, është dënuar me 3 vite burg në Angli. Ai është kapur në muajin shtator në një shtëpi bari që kishte ngritur në ishull, e cila ishte zbuluar nga policia dhe efektivët pritën derisa ai të shfaqej për të kontrolluar bimët.

I riu u arrestua pasi policia ngriti një shtëpi në Millbrook Close in Over më 23 shtator. Neim Hoxha kishte gjetur mënyrën për të fshehur furnizimin me energji elektrike të fermës së kanabisit, duke rrezikuar edhe banorët në shtëpinë fqinje.

27 vjeçari shqiptar u intervistua dhe u akuzua për prodhimin e kanabisit dhe u zbulua se ai kishte drejtuar makinën në të gjithë veriperëndimin e Anglisë i pasiguruar dhe pa leje drejtimi.

Pasi bimët u prenë, nga një vlerësim i policëve rezultoi se vlera e drogës mund të kalonte më shumë se 166.000 paund, nëse do të kishte dalë në tregun ilegal.

Neim Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, drejtimin pa leje dhe pa sigurim mjeti. Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown për dënim më 16 dhjetor.

27 vjeçari u dënua me tre vjet burg dhe gjyqtari rekomandoi që të vuante të gjithë dënimin pas hekurave.

ME TE LEXUARAT