“Doli duke qarë…”, Françeska Murati tregon momentet e para pas largimit të Gilit nga Big Brother Vip!

Showbiz

“Doli duke qarë…”, Françeska Murati tregon

E ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë moderatorja dhe modelja Françeska Murati. Ajo është gjithashtu ish-banore e “Big Brother VIP 3”.

Në këtë episod janë komentuar videot më të klikuara të ditës së sotme dhe temat më të diskutuara në rrjet. Kryefjala ishin debati i G-Bani dhe Laertit, por bomba më e madhe ishte fakti që Gili dhe Redoni zgjodhën me dëshirën e tyre të largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Doli duke qarë…”, Françeska Murati tregon

Gili dhe Redoni, nënë e bir, u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i vetëm. I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.

Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Për Top Albania Radio Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.

Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sa po futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e Big Brother, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo?’.

U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur?’. Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh?’.

Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në BBV?

Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj./TAR

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion