Arrestohet pronari i kompanisë së njohur, ja për çfarë akuzohet

Aktualitet

Arrestohet pronari i kompanisë së njohur, ja për

Pronari i kompanisë nga Kumanova “Ritron Kopi”, Artan Ajruli, është arrestuar si pjesë e një hetimi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke e kryer në rastin e Lotarisë Shtetërore, mëson Radio Evropa e Lirë (REL).

Ajruli u arrestua në lidhje me tenderët e pranuar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore.

REL-i më 17 dhjetor raportoi se numërimi i pajisjeve të blera është bërë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton tenderët për blerjen e televizorëve të dimensioneve të ndryshme nga kompania “Ritron Kopi” në pronësi të Ajrulit.

Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat.

Katër muaj më parë, hetuesit kontrolluan edhe tenderët e tjerë të Lotarisë Shtetërore për marketing dhe promovim që lidhen me këtë kompani.

Vitin e kaluar, REL-i raportoi se tenderin prej rreth 205 mijë eurosh e fitoi kompania AP Solutions, pronari dhe menaxheri i së cilës, Flamur Nevzatovski, ishte i punësuar në Ritron Kopi. Kjo kompani, në fakt, ishte konkurrenti i vetëm në tender.

Asokohe 19-vjeçari Nevzatovski nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për njohuritë e tij në tregti dhe aplikimin për tenderë duke marrë parasysh moshën e tij, nga do t’i marrë terminalet e Lotarisë dhe nëse ai ishte ndoshta pronar fiktiv i AP Solutions.

Të dhënat publike për kompaninë Retron Kopi në Facebook më pas zbuluan edhe fotografi të vitit 2016 të Artan Ajrulit dhe Përparim Bajramit, i cili në atë kohë nuk kishte asnjë pozitë në Lotarinë Shtetërore.

Nga analiza e tenderëve, megjithatë, rezultoi se nga janari i vitit 2022, periudhë kur Përparim Bajrami mori postin e drejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Shtetërore, fituese e tenderëve u shfaq kompania Ritron Kopi në bashkëshoqëri aksionare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion