"Ulsi Manja dërgoi Safet Bajrin në Reç", denoncimi i Sali Berishës: Ka kërcënuar biznesmenë nga celulari
Lajmifundit
/
14 April 2025, 13:54
Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Ulsi Manja e transferoi Safet Bajrin në burgun e Reçit që të vazhdonte aktivitetin kriminal. Më tej, Berisha u shpreh se ai kërcënon biznesmenë në telefon.
“Po Bajri, e transferoi Ulsi në Reç, se kërkoi Safet ‘unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj’.
Dhe nga Reçi ai ne dy 3 telefona që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e kështu me radhë”, tha Berisha.


