Trazirat në Kuvend! Mblidhet Komisioni i Etikës, demokratët e "listës së zezë" hyjnë në sallë

Pas trazirave të ditës së djeshme në Kuvend, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD, sot mbahet mbledhja e Sekretariatit të Etikës ku do të shqyrtohet kërkesa e socialistëve.
Në pamje vërehet se në Sekretariat deri më tani kanë mbërritur disa nga deputetët demokratë për të cilët kërkohet përjashtimi nga Kuvendi, mes tyre Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Bledion Nallbati dhe Albana Vokshi.
Burime konfirmojnë se deputetet e opozitës kërkojnë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, është shprehur deputeti demokrat Saimir Korreshi.


