VIDEO/ Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, të paktën 5 të vdekur

Bota

VIDEO/ Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor,

Ashtu siç kanë paralajmëruar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar sulmet ndaj trafikantëve të drogës.

Një tjetër anije është goditur në Oqeanin Paqësor nga ushtria amerikane duke lënë të vdekur 5 persona.

“Një total prej pesë narkoterroristësh u vranë në këto veprime – tre në anijen e parë dhe dy në të dytën”, tha Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM) nëpërmjet një reagimi në platformë X.

Që nga shtatori, forcat e armatosura amerikane kanë nisur dhjetëra bombardime të tilla në Karaibe dhe Paqësor.

Të paktën 104 persona, anëtarë të bandave kanë humbur jetën, sipas njoftimeve të Uashingtonit.

Ekspertët dhe OKB-ja kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e operacioneve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion