Pas Zagonjarit, SPAK kërkon pushimin e çështjes për ish-gjyqtarin Muskaj: Nuk u gjet vepër penale

Politikë

Pas Zagonjarit, SPAK kërkon pushimin e çështjes për

Pas pushimit të hetimeve ndaj ish kryetarit të Gjykatës se Lartë, Xhezair Zaganjori, SPAK i kërkoi Gjykatës së posaçme pushim të çështjes për një tjetër ish funksionar drejtësie.

Gjykata pranoi të pushojë hetimin ndaj ish gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj, i cili mbas përfundimit të mandatit në këtë gjykatë u dorëhoq në bllok së bashku me tre kolegë të tjerë duke mos pranuar të emëroheshin në një gjykatë më të ulët.

Por emri i ish gjyqtarit Muskaj u denoncua nga një avokat që i kërkoi SPAK te hetonte për dyshimet se ai nuk i kishte deklaruar pasuritë. Në përfundim të hetimeve SPAK nuk gjeti vepër penale por gjithashtu konstatoi se kishte kaluar një kohë shumë e gjatë prej gati pesë vitesh dhe ndaj nuk mund të procesonte me procedim.

Me këtë konkluzion SPAK i kërkoi gjykatës antikorrupsion që ta pushojë  procedimin penal numër 137 të vitit 2020  ndaj ish gjyqtarit të lartë Aleksander Muskaj, dhe siç rezulton zyrtarisht mbas shqyrtimit të shkresave gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë së posaçme si të bazuar  duke e pushuar çështjen

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion