I riu shqiptar humb jetën tragjikisht! 19-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i apartamentit

Aktualitet

I riu shqiptar humb jetën tragjikisht! 19-vjeçari rrëzohet nga

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një autoambulancë e shërbimit emergjent, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion