Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

Politikë

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën

Pas paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën po hetohet.

“Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua,” u shpreh Doshi me ironi, duke iu referuar situatës së tij para hetuesve. Ai shtoi: “Siç ka thënë edhe Erioni… kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne”, duke bërë një krahasim me deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kur ky i fundit u paraqit në SPAK muaj më parë.

Doshi u thirr nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë shpjegime në lidhje me një çështje që lidhet me zgjedhjet, pas dyshimeve se ai ka zhvilluar biseda me një kryebashkiak në periudhën zgjedhore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion