Taksitë elektrike do e paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Nga 1 nëntori 22 lekë/këh

Aktualitet

Taksitë elektrike do e paguajnë më shtrenjtë çmimin e


Të gjithë ata që kanë një taksi elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre.

Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ndërsa në orar pik çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e taksiva elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë.

“U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat orare në të cilat do të aplikohet çmimi i energjisë aktive në pik janë si më poshtë: • Për periudhën 1 nëntor - 31 mars: Ora 18:00 - 22:00. • Për periudhën 1 prill – 31 tetor: Ora 19:00 - 23:00”, thuhet në vendimin e ERE.

Aktualisht në vend janë të regjistruara mbi 7 mijë makina elektrike në vend, si dhe janë 4300 te tjera hibride benzinë-elektrike dhe gati 2300 mjete naftë-elektrike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion