Tabaku nga Como: Shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë, reformat janë propagandë

Politikë

Tabaku nga Como: Shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë

Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone kritike ndaj situatës ekonomike në vend. Në një video të publikuar nga Italia, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer, Tabaku shprehet se shqiptarët janë sot më të varfër se qytetarët e rajonit.

“Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë”, – deklaroi ajo.

Në mesazhin e saj, kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella dhe një sistemi të ndershëm, duke akuzuar qeverinë socialiste për mungesë vullneti politik dhe favorizim të klientelizmit.

“Sot, pas 12 vitesh, kjo qeveri ka ndëshkuar punën, biznesin e vogël dhe dijen. Nuk ka përmirësim të jetesës pa një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik”, – shtoi Tabaku, duke theksuar se propaganda nuk mund të zëvendësojë reformat reale.

ME TE LEXUARAT