Zjarri kërcënon banesat në Kalasë të Delvinës, policia nis evakuimin e banorëve

Aktualitet

Zjarri kërcënon banesat në Kalasë të Delvinës,

Në fshatin Kalasë, Njësia Administrative Vergo, zjarri që dyshohet të ketë nisur nga zona e Sasaj ka përparuar me shpejtësi drejt fshatit, duke vënë në rrezik banesat aty pranë. Për të parandaluar përhapjen e flakëve, në ndihmë të banorëve dhe zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter.

Banorët e një lagjeje prej rreth 20 shtëpive janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për sigurinë personale. Forcat e policisë po asistojnë në largimin e të moshuarve dhe fëmijëve për të shmangur çdo rrezik për jetën e tyre.

Aktualisht, në Kalasë janë vetëm dy zjarrfikëse nga Delvina, që po punojnë në terren. Situata mbetet e tensionuar edhe në dy vatra zjarri të tjera në Kokotraf dhe Plakoti të Markatit. Banorët dhe zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët me pompa uji dhe me ndihmën e forcave në terren, por gjendja mbetet serioze.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion