Spiropali thumbon Berishën: Kur u vendos lista e bunkerit të familjes, përjashtuat më të votuarin në Kavajë!

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, një prej drejtuesve politike të PS për qarkun e Tiranës, nga një takim ku po prezantojnë kandidatët e PS për këtë qark komentoi edhe listën për 11 maj të Saki Berishës.
Spiropali u ndal te primaret e Berishës, i cili la jashtë listës më të votuarin Hysen Kadiun, i cili ka qenë edhe drejtues i PD-së në Kavajë, duke cituar se ky i fundit u përjashtua kur u vendos lista e bunkerit të familjes.
“Mungesa e respektit për Kavajën u treguan me primaret që në krye nxorën kandidatin e Kavajës, por kur u vendos lista e bunkerit të familjes, Kavaja doli në bisht dhe nuk e vunë kandidatin më të votuar të primareve.
Kavaja jo vetëm që është e parespektuar. Ndryshimi ndodhi vetëm kur PS fitoi në Kavajë dhe kur PS fiton”, tha Spiropali.


