“SPAK, Rama dhe fuks-shteti”, Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme

Politikë

“SPAK, Rama dhe fuks-shteti”, Meta njofton konferencë të

Presidenti i Republikës Ilir Meta, njofton konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:45

Njoftimin e ka bërë publike nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Siç bëhet me dije, pritet që në konferencë të prezantohen pyetje për SPAK si edhe kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu vëzhgues të OSBE-ODIHR, trupi diplomatik në Tiranë si edhe qytetarë ftohen që të ndjekin konferencën e jashtëzakonshme për mediat.

Statusi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.


Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion