SPAK kërkesë të papritur Ajola Xoxës për t’u parqitur në prokurori

Politikë

SPAK kërkesë të papritur Ajola Xoxës për t’u

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa ditën e sotme do të paraqitet papritur në Porkurorinë e Posaçme.

Sipas informacioneve, Xoxa do të paraqitet në orën 10.30 me një kërkesë të veçantë nga SPAK, por ende nuk dihet arsyeja.

Kujtojmë se pak ditë më parë ajo është paraqitur në dyert e SPAK-ut, e cila respekton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas vendimit të datës 12 shkurt, ku iu ndryshua masa nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.

Ajo është nën hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

ME TE LEXUARAT