Sot seancë plenare, strukturat e reja të Kuvendit drejt finalizimit

Politikë

Sot seancë plenare, strukturat e reja të Kuvendit drejt finalizimit

Sot, 24 shtator, pritet që të miratohen në Konferencën e Kryetarëve propozimet e opozitës për komisionet parlamentare. Mbledhja e Konferencës, është thirrur nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

Kujtojmë se demokratët, pavarësisht kundërshtive dhe vonesës, dorëzuan të martën emrat e përfaqësuesve të tyre për strukturat e reja të Kuvendit, duke përfshirë komisionet e përhershme dhe delegacionet ndërkombëtare.

Krahas emrave të kryetarëve të komisioneve, ata kanë dorëzuar edhe emrat për shtatë komisionet ku do të kenë pozicionin e nënkryetarit.

Drejtuesit opozitarë të komisioneve

Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

 

Nënkryetarët e komisioneve

Eno Bozdo – Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore
Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të MbrojtjesBledi Himci – Nënkryetar i Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën
Xhelal Mziu – Nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Albana Vokshi – Nënkryetare e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ivi Kaso – Nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare


Pas miratimit në Konferencën e Kryetarëve, këto propozime do të kalojnë për votim në seancë plenare, këtë të mërkurë, në orën 10:00.

Sot seancë plenare, strukturat e reja të Kuvendit drejt finalizimit     

 

 

Sot seancë plenare, strukturat e reja të Kuvendit drejt finalizimit

Kujtojmë se seanca e datës 18 shtator, zgjati shumë pak dhe doli jashtë parashikimeve me përplasje të forta mes palëve, ku kryeministri Edi Rama nuk arriti ta përfundonte fjalën e tij mbi programin qeverisës, ndërsa ky i fundit u miratua mes zhurmës me 82 vota pro.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion